Adelina Çipa tregon arsyen pse nuk mori pjesë në kuvendin zgjedhor të KB Bashkimit

Basketboll

Adelina Çipa tregon arsyen pse nuk mori pjesë në kuvendin zgjedhor të KB Bashkimit

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2022 Në ora: 13:37
Adelina Çipa me Kupë e kampionit të Kosovës, viti 1996

Ish basketbollistja e shquar, Adelina Çipa, nuk mori pjesë në kuvendin zgjedhor të klubit të basketbollit Bashkimi të Prizrenit (meshkujt).

Adelina tregon arsyet pse nuk ishte pjesë e këtij kuvendi, edhe pse e kishte ftesën. 

“Arsyeja personale, unë ftesën e kam marrë në email me datën 8.06.2022 dhe ngaqë jam me punë dhe banim në Prishtinë nuk kam arritur që ta organizoj kohën për të marrë pjesë.

Nuk kam tjetër arsye. Për mos pjesëmarrje dhe shpresoj që klubi ta marrë veten dhe ta gjejë rrugën e drejtë aty ku qyteti dhe klubi ynë i zemrës e ka vendin”, përgjigjet Adelina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Çipa tregon edhe një detaj tjetër.

“E shoh një nivel jo të mirë të organizimit të kuvendit pasi që disa janë ftuar me email, disa në telefon, disa kanë marrë ftesa e ka që kanë mbetur edhe të pa ftuar. kjo mënyrë bënë konfuzion tek anëtarët e vjetër që me vite kemi dhënë kontribut në klub”, thotë Çipa.

Duhet theksuar se, Adelina ka qenë kapitene e KB Bashkimi dhe me ekip kampion i Kampionatit të parë të Kosovës pas mvetesimit të basketbollit nga ai ish jugosllav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat