Musa përfundoi në spital, i shpëtoi vdekjes! 

Basketboll

Musa përfundoi në spital, i shpëtoi vdekjes! 

Nga: K. Goca Më: 25 gusht 2022 Në ora: 14:48
Musa në veprim

Basketbollisti i përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës, Xhanan Musa, ka përfunduar në spital pas ndeshjes së djeshme kualifikuese për Kupën e Botës, kundër Malit të Zi në Podgoricë, raporton “klix.ba”.

“Mali i Zi e mposhti Bosnjën dhe Hercegovinën me rezultat 88:69, ndërsa Musa përfundoi në Emergjencën e Qendrës Klinike të Malit të Zi nga një goditje në qafë.

Musa tregoi se shkoi në spital me iniciativën e tij dhe se mjekët i thanë se do të kishte vdekur nëse do të kishte pritur deri në mëngjes”, shkruan më tej.

“Më thanë se duhej të më operonin urgjentisht për 10 minuta. Më treguan një video të laringut, më thanë se po merrja frymë dy për qind, mund të mbyllej në çdo moment dhe në atë rast nuk kishte rrugëdalje.

Në atë moment, as basketbolli, as ndeshjet, asgjë nuk kishte rëndësi për mua. Thjesht thirra familjen time, për t’i thënë lamtumirë”, ka thënë Musa.

Musa e përfundoi ndeshjen në Podgoricë me 19 pikë, ndërsa lojtari më efektiv në përzgjedhjen e Bosnjës ishte John Roberson me 20 pikë.

Në kombëtaren e Malit të Zi më efikasi ishte Vladimir Mihailoviq me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat