Dhurata e Kosovës, djaloshi që nesër luan kundër Serbisë 

Basketboll

Dhurata e Kosovës, djaloshi që nesër luan kundër Serbisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2022 Në ora: 20:31
Edon Maxhuni

Basketbollisti Edon Maxhuni e drejton lojën e kombëtares së Finlandës me besim ballkanas.

Trajneri më i rëndësishëm në shkollën Ponteva në Hyvinkää ka qenë vetë babai i tij, Besim Maxhuni, shkruan në faqen e mediumit finlandez  “hs.fi”. 

"Dhurata e Kosovës në koshin e Finlandës", është titulli i mediumit finlandez.

Nesër ndeshen Finlanda dhe Serbia, në kuadër të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të luhet në orën 21.00.

Maxhuni e admiron babain. Ai dëgjon edhe këshillat e tij.

“Unë jam rritur nga babai im dhe gjithmonë kam dashur të jem si babai im.

Shkova në ndeshjet dhe seancat e tij stërvitore dhe kemi shumë diskutime për basketbollin”, tha ai.

“Prindërit e Edon Maxhunit, Besimi dhe Suzana, u lëarguan nga Kosova për t'i shpëtuar luftës në vitin 1992 dhe përfunduan në Finlandë.

Maxhuni ka mësuar shumë nga babai i tij dhe shumë nga ndjekja e basketbollit dhe konkretisht e basketbollit ballkanik”, shkruan mes të tjera në shkrimin e gjatë të “hs.fi”

Finlanda dhe Serbia janë në Grupin D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat