“Çair 2030”, të dielën ndaj Kumanovës nis aventurën në Superligë

Basketboll

“Çair 2030”, të dielën ndaj Kumanovës nis aventurën në Superligë

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 18:50
“Çair 2030”, të dielën ndaj Kumanovës nis aventurën në Superligë

Sot do të zhvillohen 3 duele të javës së parë të basketbollit të Maqedonisë së Veriut;, ndërsa dy të tjerë janë planifkuar të zhvillohen gjatë ditës së diel.

Gostivari do të testojë Pelisterin, ndërsa FMP Akademia do të takohet me Kozhuvin, ndërsa sfida e fundit e ditës së shtunë është në Strumicë, ku skuadra vendase me emrin e njëjtë, do të përballet me Euro Nkel.

Të dielën, në orën 14.00, skuadra e “Çair 2030” do të debutojë në Superligë dhe në transfertë, takohet me skuadrën e Kumanovës. Në takimin tjetër të ditës së diel, Rabotniçki takohet me Feniks 2010. Ditë më parë, kampioni aktual MZT Skopje mundi skuadrën e “ TFT”-së, me rezultat 74-60.

Liga e Parë – Java e Parë

TFT 60-74 MZT Skopje

Gostivari – Pelisteri

FMP Akademia – Kozhuvi

Strumica – Euro Nikel

Kumanova – Çair 2030

Rabotniçki – Feniks 2010

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat