Plisat reagojnë ndaj vendimit të FBK-së: I pabazë dhe qëllimkeq

Basketboll

Plisat reagojnë ndaj vendimit të FBK-së: I pabazë dhe qëllimkeq

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 13:40
Plisat reagojnë ndaj vendimit të FBK-së: I pabazë dhe qëllimkeq

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim so që të ndalojë udhëtimin e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar në ndeshjet Superligës së Kosovës deri në fund të edicionit 2022/23 dhe ky vendim do të vlejë vetëm për ndeshjet e organizuara nga klubet, e jo në ndeshjet dhe eventet e organizuara nga Federata e Basketbollit e Kosovës (si Superkupa, Final 8 etj).

Në njoftimin e lëshuar nga FFK, thuhej se Bordi ka qenë i detyruar të marrë një vendim të tillë, duke u bazuar në disa nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me tifozët në ndeshjet e basketbollit dhe për të evituar probleme edhe më të mëdha në të ardhmen.

Lidhur me këtë ka reaguar tifogrupi i Prishtinës, “Plisat”>

Plisat reagojnë ashpër ndaj vendimit arbitrar të marrë nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës me dt. 27.10.2022. Cilësojmë si arbitrar për shkak se është marrë një vendim i pabazuar në praktikë, brenda nate, në prag të udhëtimit tonë masovik, dhe jo në fillim të garave, por tek pasi kanë ndodhur disa udhëtime paraprake.Vendimi i Bordit përveçse është diskriminues ndaj gjithë tifogrupeve në vend, konsiderojmë se është mëse dashakeq ndaj klubit kryeqytetas.

Krejt kjo duke u bazuar në faktet që do ju sjellim mëposhtë:Në vendimin e marrë nga Komisioni i Garave, me nr.4/2022 të dt.18.10.2022, nuk shihet ndonjë pengesë për pjesëmarrjen e organizuar të tifozëve të klubit mysafir, klubi mysafir ka drejtuar kërkesën në kohë, e përkundrazi këtu klubi nikoqir nuk ka argumentuar për rrezikshmëri të lartë, andaj edhe është miratuar kërkesa e mysafirëve.

Por, ja që, pas 9 ditëve, kësaj radhe ne drejtojmë kërkesën në kohë, klubi nikoqir vullnetarisht ka garantuar bileta, pra e merr përgjegjësinë organizative, dhe kësaj radhe Bordi merr “flamurin” dhe vendimin e tyre e bazon sipas “disa nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me tifozët në ndeshjet e basketbollit…”. Pra shtrohet pyetja, cilave ndeshje?! Sepse me datë 18.10.2022, sipas KG-së, gjithçka ishte në rregull, e ne jemi dëshmitarë që as pas datës 18 nuk kishte ndonjë “ngjarje problematike”. Atëherë, ku po bazohet Bordi i FBK-së?Ritheksojmë, vendimin e keni të pabazë e qëllimkeq! Ndeshjet luhen për ne, jo për kalkulimet e juaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat