Reagojnë “Plisat” ndaj Sigal Prishtinës

Basketboll

Reagojnë “Plisat” ndaj Sigal Prishtinës

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 17:38
Reagojnë “Plisat” ndaj Sigal Prishtinës

Tifozët “Plisat” nuk janë të kënaqur me ecurinë e rezultateve të klubet të Sigal Prishtinës.

Klubi kryeqytetas renditet në vend të tretë me 14 pikë dhe ka dy pikë me pak se lideri Peja. 

“Plisat” reagojnë për rezultatet e dobëta të ekipit.  

"Reagim urgjent ndaj situatës në klubin tonë KB Prishtina.

Gjendja e klubit tonë të zemrës në basketboll nuk është duke ofruar një dritë në fund të tunelit.

Krenaria e klubit nuk guxon të fillojë të humbet e të mos jap askush llogari për të. Ne gjithmonë kemi qenë ithtarë të asaj se na mjafton ta shohim angazhimin e të gjithëve për të mirën e klubit. Mu për këtë arsye kemi qenë vendimtarë në ndërrimin e kryesisë së klubit në Shkurt të vitit të kaluar.

Atëherë kur gjithçka shkonte keq për klubin dhe besonim se rifreskimi i kryesisë është mundësia e vetme e këndelljes së tij. 

Menaxhmenti i emëruar në vitin e kaluar erdhi me fjalë të mëdha, me premtime të mëdha. Por, as vitin e kaluar, e as këtë vit nuk po shihet se ka përmirësim në gjendjen e klubit tonë. Dështimet në arena europiane, transferimet e vonshme, ndërrimi i kryetrajnerit, ambienti i ftohtë brenda lojtarëve janë gjitha këta faktorë per mosmenaxhimin e mirë të klubit.

Andaj, ‘Plisat’ shprehim pakënaqësinë tonë ndaj menaxhimit të klubit. 

Klubi duhet të jetë në dorën e njerëzve të cilët e duan klubin pa kushte dhe janë të etur për suksese siç ishin para disa viteve.

Besojmë se kryevendin duhet ta marrë dikush që ka ide se si menaxhohet klubi më me nam dhe histori në basketbollin shqiptar. 

Duke potencuar se edhe ne Plisat kemi anëtarë të bordit brenda klubit, duam të paralajmërojmë se jemi të detyruar të ofrojmë zgjidhje të reja rreth së ardhmes së klubit. 

KB Prishtina i është mësuar trofeve, sukseseve, dhe mbi të gjitha përfaqësimeve dinjitoze.

Prishtina duhet të rikthehet aty ku e ka vendin si klubi më i suksesshëm shqiptar”, reagojnë “Plisat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat