Incidenti në finalen e Superkupës së Kosovës, Sigal Prishtina e Trepça dënohen me 2,000 euro

Basketboll

Incidenti në finalen e Superkupës së Kosovës, Sigal Prishtina e Trepça dënohen me 2,000 euro

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 14:44
KG i FBK-së ka marrë vendim që të dënojë Sigal Prishtinën dhe Trepçën me nga 2,000 euro

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) bëri të ditura dënimet për finalistët e Superkupës së Kosovës.

Finalja e Superkupës së Kosovës u karakterizua me incidente të shumta, incidente këto që i detyruan të reagojnë organet kompetente për dhunën e shfaqur nga tifozët.

Pas shqyrtimit, KG i FBK-së ka marrë vendim që të dënojë Sigal Prishtinën dhe Trepçën me nga 2,000 euro.

Por, ky nuk është dënimi i vetëm për Sigal Prishtinën, pasi që bardhekaltrit janë suspenduar me një ndeshje pa shikues. Kjo gjë vjen si pasojë e ndezjes së mjeteve piroteknike në parket ose në afërsi, të cilat ndërprenë ndeshjen për 15 minuta.

Ndërkaq, dënimet me nga 2,000 euro secila skuadër i merr si pasojë e shkeljes së neneve 49.4 (600 euro), 49.7 (400 euro) dhe 49.9 (1,000 euro).

Neni 49.4: Hedhja e gjësendeve të forta që mund të shkaktojnë lëndime të rënda dhe dënohet me 600 euro.

Neni 49.7: Animi dhe sjellja josportive e shikuesve ndaj policisë, sigurimit, institucioneve, FBK-së, etj. dënohet me 400 euro.

Neni 49.9: Largimi në zhveshtore pas vërejtjes së parë nga gjyqtari i parë (5-minuta) dënohet me 1 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat