Shënon 71 pikë

Basketboll

Shënon 71 pikë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 23:01
Shënon 71 pikë

Nuk ndalet marshimi i skuadrës së Brooklyn, që sot regjistroi fitoren e 12-të radhazi në NBA. Ekipi i Nets fitoi 139-103 ndaj San Antonio, sfidë ku sërish u dallua dyshja Irving-Durant, që së bashku realizuan 52 pikë. Fitojnë edhe Lakers, që mundën 121-115 Charlotte. LeBron James ishte protagonist, autor i 43 pikëve e 11 rebound.

Skuadra kampione e Golden State fitoi 143-141 ndaj Atlanta pas dy kohëve shtesë, në një ndeshje spektakolare, që vendosi rekordin e pikëve në një takim këtë sezon: 284. Klay Thompson me 54 pikë ishte lider në fushë për Warriors, ai që vendosi fitoren e ekipit vendës.

Basketbollisti Donovan Mitchell realizoi 71 pikë në fitoren 145-134 të Cleveland ndaj Chicago. Ky është rekordi sezonal i pikëve realizuar nga një lojtar, duke u bërë basketbollisti i shtatë në histori që realizon mbi 70 pikë.

Philadelphia, falë 42 pikëve e 11 rebound të Joel Embiid, mundi 120-111 Toronto, ndërsa Minnesota mundi 124-111 Denver (Edëards 29 pikë). Tjetër ndeshje magjike e Luka Doncic, që realizoi 39 pikë e 12 rebound në fioren e Dallas, 111-106 ndaj Houston.

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Phoenix, 102-83

Charlotte – Lakers, 115-121

Cleveland – Chicago, 145-134

Indiana – Toronto, 122-114

Philadelphia – New Orleans, 120-111

Brooklyn – San Antonio, 139-103

Houston – Dallas, 106-111

Minnesota – Denver, 124-111

Golden State – Atlanta, 143-141

Portland – Detroit, 135-106

Clippers – Miami, 100-110

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat