Denver e Memphis ndajnë kreun në Perëndim

Basketboll

Denver e Memphis ndajnë kreun në Perëndim

Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:00
Denver e Memphis ndajnë kreun në Perëndim

Ekipi i Boston vijon të ketë rekordin më të mirë në NBA këtë sezon, lider në Lindje, duke fituar edhe sot, 124-95 në fushën e Dallas. Ndeshje e mirë për Tatum, që realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 14 rebound e 10 asist. Doncic realizoi 23 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim, Denver e Memphis ndajnë kreun, të dyja fituese sot. Denver mundi me lehtësi 122-91 Clippers, ndeshje ku 7 lojtarë të Nuggets realizuan mbi 10 pikë (60 pikë erdhën nga stoli). Ndërsa Memphis, falë 31 pikëve e 10 rebound të Jackson, mundi 123-115 Orlando.

Për Memphis, mirë u paraqit edhe i zakonshmi Ja Morant me 32 pikë. Fitore të rëndësishme për zonën play off korri skuadra e Utah Jazz, që mundi 131-114 Houston. Markkanen me 49 pikë ishte më i miri në fushë për Jazz, duke vendosur rekordin e tij personal të pikëve në një ndeshje.

NBA – Rezultatet e sotme

Orlando – Memphis, 115-123

Dallas – Boston, 95-124

Houston – Utah Jazz, 114-131

Denver – Clippers, 122-91

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat