Rikthehet Superliga e basketbollit, ja ndeshjet që do të zhvillohen sot

Basketboll

Rikthehet Superliga e basketbollit, ja ndeshjet që do të zhvillohen sot

Më: 7 janar 2023 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Garat në elitën e basketbollit rikthehen në aksion këtë fundjavë, ku zhvillohet xhiroja e 17-të në Prince Caffe Superligë.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro zhvillohet mes Rahovecit dhe Trepçës.

“Vreshtarët” janë në vendin e fundit në renditje me dy fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë në vendin e katërt me tetë fitore e tetë humbje.

Këtë të shtunë do të zhvillohet edhe takimi mes skuadrave prizrenase, Bashkimi dhe Ponte Prizreni, por kjo përballje zhvillohet në Therandë, për shkak se, palestra në Prizren është në renovim. 

Bashkimi ka gjashtë fitore e dhjetë humbje, kurse Ponte Prizreni ka gjashtë fitore e nëntë humbje.

E shtunë

17:00 Rahoveci – Trepça

19:00 Bashkimi – Ponte Prizreni   

Dy ndeshjet tjera të kësaj jave, Peja – Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina – Vëllaznimi, do të zhvillohen të dielën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat