Tjetër sukses historik, Prishtina e siguron kualifikimin në “Play-Off”

Basketboll

Tjetër sukses historik, Prishtina e siguron kualifikimin në “Play-Off”

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 21:28
Prishtina e siguron kualifikimin në “Play-Off”

KB Sigal Prishtina ka regjistruar një tjetër sukses historik.

Klubi më i trofeshëm në vendin tonë ka siguruar kualifikimin për në “Play-Off” të European North Basketball League (ENBL).

Vlen të theksohet se është vetëm hera e parë që Prishtina po merr pjesë në këtë ligë.

Prishtinasit, që kanë regjistruar vetëm dy fitore në ENBL, pjesëmarrjen në “Play-Off” ia mundësoi fitorja e Budivelnykut në xhiron e fundit të pjesës së rregullt ndaj Silauait të Lituanisë.

Krahas dy fitoreve, prishtinasit fazën e parë në ENBL e mbyllën edhe me katër humbje.

Kësisoj, Prishtina u rendit e katërta në Grupin A, me tetë pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat