Fitojnë favoritët

Basketboll

Fitojnë favoritët

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 12:38
Tabela

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 17-të në Superligën e Femrave, ku skuadrat favorite shënuan fitore.

Bashkimi ka vazhduar ecurinë pozitive, duke mposhtur lehtësisht United Basketball me rezultat 109:45.

Tek ekipi lider në Superligën e Femrava u dallua Khadija Brown me 31 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime dhe kapitenia Aulona Muhadri me 23 pikë, 14 kërcime dhe dy asistime.

Image

Rezultatet

Serinë pozitive e vazhdoi edhe Prishtina, duke fituar ndaj Trepçës me rezultat 67:58. Më e mira e vajzave nga kryeqyteti ishte qendra Zërina Shatri me 19 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime, si dhe Sarah Mgbeike me 16 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime.

Edhe Penza shënoi fitore në shtëpi ndaj Vëllaznimit me shifra 57:93. Te Penza u dallua Saranda Daci me 21 pikë, 19 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat