Drama në Rahovec i takon vendasve

Basketboll

Drama në Rahovec i takon vendasve

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 20:32
Ejupi

Rahoveci ka shënuar fitoren e tretë në këtë edicion të elitës.

Vreshtarët mundën Vëllaznimin me rezultat 88:84 (21:15, 13:23, 22:21, 20:17, 12:8), në javën e 23-të të Prince Caffe Superligës.

Rahovecasit kësaj radhe kishin fitoren në ‘duar’, por kuqezinjtë të inspiruar nga Burim Zekiqi me dy treshe e bën sfidën dramatike, që nuk përfundoi në kohën e rregullt 76:76.

Edhe në vazhdime ishte përballje shumë interesante, me vendasit që triumfuan 88:84.

Te vendasit Edmond Kryeziu shënoi 18 pikë dhe Gary Blackston 17, ndërsa te mysafirët u dallua Damonte Dodd me 17 pikë e 16 kërcime, Jordan Harris me 14 pikë e nëntë asistime dhe Burim Zekiqi me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat