Java e mysafirëve

Basketboll

Java e mysafirëve

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 12:53
Rezultatet

Bashkimi, Penza dhe Trepça kanë arritur të shënojnë fitore në udhëtim, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Femrave.

Bashkimi po vazhdon formën e shkëlqyer këtë edicion, duke regjistruar fitore e 17-të radhazi.

Kësaj here shënoi fitore në udhëtim ndaj Prishtinës me rezultat 70:80.

Image

Tabela

Prishtina e cila është në pozitën e dytë ka 14 fitore dhe katër humbje.

Trepça udhëtoi në Gjakovë për të regjistruar fitoren e gjashtë me rezultat 54:59.

Mitrovicaset këtë edicion kanë gjashtë fitore dhe 12 humbje, ndërsa skuadra kuqezi ka 17 humbje dhe një fitore.

Edhe Penza fitoi në udhëtim ndaj United Basketball me shifra 36:87.

Penza ka 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse United Basketball katër fitore dhe 14 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat