Fitore shumë e vlefshme për prizrenasit

Basketboll

Fitore shumë e vlefshme për prizrenasit

Më: 18 mars 2023 Në ora: 19:10
Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore shumë të vlefshme në garën për “Play-off”.

Prizrenasit kanë mundur Rahovecin me rezultat 94:86 (23:27, 23:25, 23:18, 25:16) në javën e 26-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku herë njëra skuadër e herë tjetra kalonte në epërsi, ndërsa përfundon 23:27 për mysafirët, që në periudhën e dytë disa herë ishin në epërsi deri në nëntë pikë, kurse përfundon 46:52 për Vreshtarët.

Por, prizrenasit fillojnë rikthimin ngadalë në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku ngushtojnë shifrat në 69:70, ndërsa në pesë minutat e fundit fillojnë përmbysjen për të fituar 94:86.

Më të mirët e prizrenasve ishin Urim Zenelaj me 20 pikë e 12 kërcime dhe Meriton Ismaili me 20, kurse te rahovecasit u dalluan Gary Blackstone me 16 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime dhe Edmond Kryeziu me 21 pikë e katër kërcime.

Ponte Prizreni ka tetë fitore e 18 humbje, ndërsa Rahoveci katër fitore e 24 humbje..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat