Bashkimi për kampion, Prishtina për barazim

Basketboll

Bashkimi për kampion, Prishtina për barazim

Më: 7 prill 2023 Në ora: 12:20
Topi i basketbollit

Prishtina dhe Bashkimi takohen sonte në Prishtinë në ndeshjen e katërt finale në kuadër të Play Off-it.

Aktualisht rezultati në seri është 2:1 në favor të KBF Bashkimit dhe në rast të triumfit, skuadra e KBF Bashkimit sonte mund të shpallet kampione e Superligës së Femrave.

Ndërsa nëse KBF Prishtina barazon serinë në 2:2 me një fitore eventuale, finalja e pestë do të zhvillohet në Suharekë të martën e ardhshme.

Bashkimi ka arritur fitore në ndeshjen e parë të Play Off-it me rezultat 92:76, pastaj Prishtina e barazoi serinë, pasi arriti fitore në finalen e dytë me shifra 79:66.

Bashkimi fitoi ndeshjen e tretë e cila u mbyll me vetëm një pikë diferencë 70:69.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat