Peja e pret Yllin, Prishtina takohet me Trepçën

Basketboll

Peja e pret Yllin, Prishtina takohet me Trepçën

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:27
Pamje nga një ndeshje

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në kuadër të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë, që zhvillohet nesër mbrëma, është ajo mes Pejës dhe kampionit në fuqi, Golden Eagle Yllit.

Pejanët, që e mbyllën sezonin e rregullt në pozitën e dytë, kanë përparësinë e terrenit vendas.

Pra, ndeshja e nesërme do të zhvillohet në palestrën sportive “Karagaçi”, nga ora 20:30.

Të enjten mbrëma do të zhvillohet një tjetër ndeshje interesante, ajo mes dy rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Përparësia e terrenit vendas i takon kryeqytetasve, pasi sezonin e rregullt e përfunduan si liderë.

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:30, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje.

Ndeshjet e dyta do të zhvillohen në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat