Përfundon pjesa e parë mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës

Basketboll

Përfundon pjesa e parë mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës

Më: 20 prill 2023 Në ora: 22:23
Ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së “PlayOff-it” mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

KB Prishtina po avancon me rezultat 50:41 ndaj KB Trepçës pas pjesës së parë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në të dy çerekët më të mirë ishin kryeqytetasit, ku të parin e mbyllën me epërsi prej 21:19, ndërsa në të dytin kishin epërsi prej 29:22.

Deri tani basketbollisti më i dalluar në parket ishte Jamel Artis i KB Trepçës me 16 pikë, katër kërcime dhe një asistim, kurse te KB Prishtina më i miri ishte Derrick Wilson me 11 pikë, tre kërcime e dy asistime.

Pjesa e parë, 50:41 në favor të Sigal Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat