Sigal Prishtina-Trepça, nesër dalin në shitje biletat

Basketboll

Sigal Prishtina-Trepça, nesër dalin në shitje biletat

Më: 26 prill 2023 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Të dielën me fillim nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet dueli i madh i basketbollit kosovar ndërmjet Sifal Prishtinës dhe Trepçës.

Këto dy skuadra deri më tani i kanë zhvilluar katër duele në kuadër të play-off it dhe janë të barabarta në seri, pra dy me dy, raporton KosovaPress.

Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar se që nga nesër do të filloje shitja e biletave. Ato do të kushtojnë 3 dhe 7 euro.

“Shitja e biletave për ndeshjen e pestë gjysmëfinale mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça do fillojë nesër tek zyret e Klubit në Pallatin e Rinisë nga ora 12:00 deri në 18:00.”, thuhet në njoftim.

Çmimi:

Tribunë - 3€

Parket - 7€

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat