KB Rahoveci reagon ndaj disa basketbollistëve dhe publikon dëshmitë

Basketboll

KB Rahoveci reagon ndaj disa basketbollistëve dhe publikon dëshmitë

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 22:03
Pamje nga një ndeshje

Klubi i basketbollit Rahoveci ka reaguar ashpër ndaj basketbollistëve, që thonë se klubi iu ka borxh.
Rahoveci ka publikuar edhe dëshmi. 

“Reagim ndaj shkrimeve dhe ‘pseudo komunikatës’ nga pesë ish lojtarët e KB Rahovecit.

Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit, të nderuar tifozë dhe dashamirë të klubit, Kryesia në dorëheqje e KB Rahovecit e cila erdhi në krye të klubit para sezonit 2022/2023 në mesin e shumë vështirësive arriti të konsolidohej dhe të vazhdonte me garimin.

Image

Dëshmitë e KB Rahovecit

Edhe pse jemi kryesi në dorëheqje, ne nuk kemi hequr dorë në asnjë moment nga përgjegjësia dhe kemi përfunduar sezonin me përmbyllje te pothuajse te gjitha obligimeve të përgjithshme, dhe plotësisht mbyllem obligimet ndaj stafit te lojtareve vendore. 

Sezoni 2022/2023 ka qene sezoni me mire i menaxhuar në histori te klubit, përkundër mungesës së rezultateve. Jemi i vetmi klub ne Superligë që pavarësisht vështirësive, pagat i kemi ekzekutuar me kohe. Ne jemi krenar për mënyrën si menaxhuam financat dhe operacionet e sezonit 2022/2023, duke shlyer obligimet e kryesive tjera ne vitet paraprake, per te cilat përgjegjës janë personat tjerë në Kryesitë e kaluara të KB Rahovecit dhe jo kryesia aktuale. 

Dëshirojmë të theksojmë se pretendimet e pesë ish-lojtarëve se KB Rahoveci nuk i ka përmbushur obligimet ndaj lojtarëve ne fjalë për 5 muaj NUK QËNDROJNË dhe janë dashakeqe pasi qe te njejtit dhe disa lojtare tjerë ishin pjese e procedurave disciplinore per mosangazhim, sjellje jo sportive brenda klubit, mos pjesëmarrje ne stërvitje etj. këto masa disiplinore te konfirmuara edhe nga kryetrajneri. 

Dëshmi se lojtareve në fjalë i janë përmbushur obligimet janë faktet si kontrata dhe urdhertransferet bankare te cilat i gjeni te listuara me poshtë dhe te bashkangjitura në këtë postim: 

1. Lojtari Ujkan Karanezi ishte lojtar i KB Rahovecit per pjesen pranverore te sezonit 2022/2023 dhe ne total jane 3 paga e gjysme qe lojtarit ne fjale i takojnë. Nga ato janë paguar 2 paga e gjysme, ndersa eshte ndëshkuar me mase disciplinore me nje page. 

2. Lojtari Arion Balluku ishte lojtar i KB Rahovecit për pjesën pranverore te sezonit 2022/2023 dhe ne total janë 3 paga e gjysme qe lojtarit ne fjale i takojnë. Nga ato janë paguar 2 paga e gjysme ndërsa është ndëshkuar me mase disciplinore me një page.

3. Lojtari Edmond Kryeziu ishte lojtar i KB Rahovecit per sezonin 2022/2023 dhe ne total janë 8 paga e gjysme. Nga ato janë paguar 7 paga e gjysmë ndërsa është ndëshkuar me mase disciplinore me një page.

4. Lojtari Bardh Rexha ishte lojtar i KB Rahovecit për sezonit 2022/2023 dhe ne total janë 8 paga e gjysmë. Nga ato janë paguar 7 paga e gjysmë ndërsa është ndëshkuar me masë disciplinore me një page.

5. Lojtari Visar Ejupi ishte lojtar i KB Rahovecit për sezonin 2022/2023 dhe ne total janë 8 paga e gjysme. Nga ato jenë paguar 7 paga e gjysmë ndërsa është ndëshkuar me mase disciplinore me një page.

Lojtaret e lartpërmendur për një kohë të gjatë kanë tentuar në mënyra te ndryshme me presion dhe shantazhe qe te demtojnë financiarisht klubin, por kjo nuk është lejuar te ndodhë. 

Ndaj lojtareve te lartpermendur ditëve ne vijim do të ndërmerren veprime ne instancat me te larta të drejtësisë për presion, shantazh, shpifje, prishje imazhi dhe shqetësim të anëtarëve të bordit, por edhe dëmtim te imazhit te KB Rahovecit. 

Ne si udhëheqësi, edhe pse jemi ne dorëheqje deri ne zgjedhjen e organeve te reja te klubit, nuk do te lejojmë që të njolloset stema krenare dhe imazhi i KB Rahovecit”, ka reaguar Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat