Dardanët e rinj të shtunën fillojnë garat në Evropianin që mbahet në Shkup

Basketboll

Dardanët e rinj të shtunën fillojnë garat në Evropianin që mbahet në Shkup

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:05
Orari i ndeshjeve

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Ky kampionat mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik.

Dardanët e rinj janë përgatitur maksimalisht në Prishtinë, madje kanë zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore me Shqipërinë dhe Malin e Zi për tu përgatitur sa më mirë për garat evropiane.

Kosova U20M do të përballet me Gjeorgjinë, Suedinë, Azerbajxhanin dhe Ukrainën.

Orari

E shtunë

13:30 Kosova-Gjeorgjia

E diel

16:00 Suedia-Kosova

E martë

16:00 Kosova-Azerbajxhani

E mërkurë

13:30 Ukraina-Kosova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat