Krasniqi: Ky ka qenë grupi i katërt dhe deri më tani

Basketboll

Krasniqi: Ky ka qenë grupi i katërt dhe deri më tani

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:35
Grupi i trajnerëve

Nga 2 deri më 7 korrik është mbajtur Kursi Teknik i FIBA-s, Niveli 1.

Ky është kursi i katërt që mbahet nga Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

Në këtë kurs ka ligjëruar Instruktori i FIBA-s, Amri Nour nga Maroku, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit.

Në kursin e fundit kanë marrë pjesë 15 trajnerë.

Drejtori Teknik në Federatën e Basketbollit e Kosovës, Arben Krasniqi është shprehur i kënaqur me rrjedhën e kursit të fundit.

“Ky ka qenë grupi i katërt dhe deri më tani kanë qenë 60 trajnerë.

Deri në fund të vitit planifikojmë që të gjithë trajnerët ta vijojnë kursin e Nivelit 1, sipas standardit të FIBA-s”, ka thënë Krasniqi për faqen e FBK-së.

Ky është edhe një kurs për trajnerët, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që synon të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat