Dy gjyqtarë nga Kosova do të licencohen në FIBA 3x3

Basketboll

Dy gjyqtarë nga Kosova do të licencohen në FIBA 3x3

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Me ftesë të FIBA-s në Debrecen të Hungarisë janë ftuar dy gjyqtarë nga Federata e Basketbollit e Kosovës për licencim në FIBA 3x3 Referee Course 2023.

Me këtë rast FBK ka nominuar Irma Konjushën dhe Artan Gashin për këtë periudhë të licencimit, ku do të Vlerësohen si gjyqtarë në lojë gjatë Kampionatit Evropian Universitar EUSA 3x3 Basketball 2023 në Debrecen.

Kjo është hera e parë që FBK ka marrë ftesë për licencimin e dy gjyqtarëve për FIBA 3x3.

“Me këtë rast shpresojmë në licencimin e tyre, duke marrë parasysh përvojën, si dhe performancën e Konjushës dhe Gashit”, u shpreh Faton Kurshumlija, FIBA Instruktori Nacional.

Trajnimi mbahet nga 15 deri më 19 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat