Trepça në kualifikimet e FIBA Europe Cup

Basketboll

Trepça në kualifikimet e FIBA Europe Cup

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 18:58
Pamje nga një atmosferë

Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça do të marrë pjesë në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Gjashtë nga turnet do të përbëhen nga tre ekipe me një turne të përbërë nga katër ekipe, pra gjithsej do të jenë shtatë turne që zhvillohen nga 3 deri më 5 tetor.

Formati i sheh skuadrat që luajnë me njëri-tjetrin dhe fituesi i turneut kalon në grupet e edicionit të rregullt.

Shorti për edicionin e rregullt dhe kualifikues të FIBA Europe Cup ​​do të hidhet në Munih të Gjermanisë, të martën më 8 gusht.

Gjithsej 35 klube që përfaqësojnë 23 Federata Kombëtare u regjistruan për të marrë pjesë në edicionin e nëntë të kompeticionit.

Prej tyre, 13 klube janë vendosur direkt në edicionin e rregullt, ndërsa 22 klubet e mbetura do të garojnë në kualifikuese.

Mitrovicasit ishin organizatorë në vitin e kaluar të njërit nga grupit kualifikues, ku në fund u kualifikua Sportingu i Lisbonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat