Përfundoi Kampi Nacional

Basketboll

Përfundoi Kampi Nacional

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 17:57
Pjesëmarrësit e Kampiit Nacional

Ka përfunduar sot Kampi Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ky kamp filloi më 18 korrik në “Loyola Gymnasium” në Prizren, aty ku ishte organizuar edhe vitin e kaluar.

Në këtë kamp morën pjesë fëmijët e gjeneratës së lindur më 2010-2011, në të dyja konkurrencat nga e gjithë Kosova.

Fëmijët apo basketbollistët e rij janë vëzhguar nga trajnerët/et gjatë gjithë kohës, dhe shihen si shpresa për të ardhmen e kombëtares së Kosovës.

Synimi i këtij kampi është zhvillimi i gjeneratave të reja, që më vonë do të jenë pjesë e kombëtares të Kosovës dhe do të jenë e ardhmja e basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat