Ndeshje spektakolare mes Danimarkës dhe Kosovës, ky është rezultati përfundimtar 

Basketboll

Ndeshje spektakolare mes Danimarkës dhe Kosovës, ky është rezultati përfundimtar 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 korrik 2023 Në ora: 20:04
Pamje nga ndeshja

Danimarka ka shënuar fitore të ngushtë me rezultat 82:75 (27:16, 17:27, 25:22, 13:10) në përballje me kombëtaren e Kosovës, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit H të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian 2025 në basketboll.

Dardanët e filluan shumë keq, duke qenë në disavantazh me rezultat 13:0, dhe 15:3 në minutën e 6-të.  

Në minutën e 9-të, rezultati 25:11 dhe përmbyllet çereku i parë me 27:16 për danezët.

Image

Në çerekun e dytë vendasit shkëputen në 18 pikë (39:21) në minutën e 14-të.

Padyshim se 14 minutat e parë kanë qenë katastrofë të Dardanët por ndodhi kthesa në rezultat në minutat vijues. 

Image

Dardan Berisha ashtu si i ka hije, me bashkëlojtarë bëjnë kthesën spektakolare, duke e ngushtuar rezultatin 39:31 në minutën e 16-të. 

41:39 dhe 42:41, duke përfunduar pjesa e parë me 44:43 për Danimarkën.

Pjesa e dytë përkatësisht çereku i tretë dramë në vete, 48:48, 51:51 dhe (51:53) në favor të Kosovës në minutën e 24-të. Barazohet rezultati 55:55, 63:63 në minutën e 28-të.

Artis Dommic i jep zemër Dardanëve, duke shënuar më shumti pikë.

Danimarka shkëputet në epërsi me 4 pikë (69:65) në minutën e 30-të.

Në minutën e 31-të, Dardanët me një treshe ngushtojnë rezultatin në 69:68. 

Në minutën e 33-të, rezultati 73:68 për Danimarkën.

Danirmaka ka shënuar fitore me rezultat 82:75 ndaj Kosovës.

Të danezët më së shumti pikë shënuan Gabriel Lundbverg 20, Jonas Zahore 19 e Bakary Dibba 16 sosh dhe në radhët e Kosovës Dommic Artis 23 e Dardan Berisha 13 pikë.

Kosova sfidën e radhës e luan në udhëtim me Zvicrën (29 korrik, ora 17.30) dhe me 5 gusht e presin Danimarkën (20.45), ku edhe do të shihet se a do të arrijë vendin e parë për t’u kualifikuar më tej. 

Danimarka - Kosova 80:75

Arena sportive në Naestved
Shikues: 1.000. 
Danimarka: Aris, Berg 5, Dibba 16, Jukiq 12, Zohore 19, Bjorkason, Erkstrup 3, Klussmann 2, Kristensen, Lundberg 20, Serdareviq dhe Storup 5.
Kosova: Artis 23, Janjeva, Kastrati 10, Mala 11, Morina 3, Berisha 13, Bunjaku, Qallakaj 3, Hajrizi 9, Ismajli, Kapiti 1 dhe Shoshi 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat