Fisnik Rugova rikthehet te Prishtina

Basketboll

Fisnik Rugova rikthehet te Prishtina

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 23:29
Fisnik Rugova

Fisnik Rugova është rikthyer te Sigal Prishtina, pas dy sezoneve të kaluara jashtë kryeqytetit.

33-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e Bashkimit. Paraprakisht ai u aktivizua te Rahoveci.

Rugova në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Pejës.

"“Fisnik Rugova, basketbollisti 207cm, rikthehet te Prishtina!

Sot, me një befasi t’madhe për tifozët e Kryeqytetit, Fisnik Rugova, është konfirmuar të kthehet te Klubi i Kryeqytetit Prishtina.

Fisi i jashtëzakonshëm shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të skuadrës dhe ndërtimit të një ekipi të fortë.

Tani, t’gjithë presim me padurim fillimin e sezonit të ri, për të parë se si do të performojë Fisnik Rugova në ngjyrat e Klubit të Kryeqytetit Prishtina dhe për të festuar sukseset e reja që do të sjellë Fisi jonë", njofton KB Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat