Kuqezinjtë pësojnë humbjen e gjashtë, Shqipëria mundet thellë nga Norvegjia

Basketboll

Kuqezinjtë pësojnë humbjen e gjashtë, Shqipëria mundet thellë nga Norvegjia

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:14
Pamje nga ndeshja

Shqipëria U-18 e basketbollit të djemve vijon serinë e rezultateve negative në Divizion B të Kampionatit Europian që po mbahet në Matosinjos të Portugalisë.

Pasi e mbyllën fazën e grupeve me 5 humbje në po kaq ndeshje të zhvilluara, kuqezinjtë dje kanë pësuar edhe disfatën e gjashtë në takimin e vlefshëm për klasifikimin final 17-22. Kombëtarja e drejtuar nga Mikel Serbo u mposht dje në shifrat të rënda nga Norvegjia me rezultatin 31-93 (6-23, 13- 21, 6-29, 6-20).

Një ndeshje që nuk ka nevojë për shumë komentin, me Shqipërinë që vuajti shumë në të dyja fazat, me një rendiment shterpë në sulm dhe me një mbrojtje lehtësisht të penetrueshme nga kundërshtari. I vetmi që arriti kuotë dyshifrore pikësh për Shqipërinë ishte Ajet Cahani me 10. Kështu një vit pasi shpallej kampione në Divizionin C, Kombëtarja U-18 tashmë përgatitet për t’u rikthyer një kategori më poshtë, duke mos mundur që të jetë konkurrues në Divizionin B.

SHQIPËRI – NORVEGJI 31-93

SHQIPËRIA: Begaj (4), Cahani (10), Spahiu, Hida (7), Vezi (2)/ Taflaj (4), Simo (2), Selenica (2), Koçi, Keri, Avdulaj, Jaupaj.
Trajner: Mikel Serbo

NORVEGJIA: Aspevik (20), Hellebust (15), Kleivdal (9), Nordheim (6), Pentroncini, Digranes (5)/ Fanin (5), Olsen (5), Overas (3), Wiik (2), Demoniere (21), Pristley (2).
Trajner: Audun Marius Eskeland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat