Shqipëria sot në transfertë kundër Rumanisë

Basketboll

Shqipëria sot në transfertë kundër Rumanisë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:54
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e basketbollit do të zhvillojë sot ndeshjen e tretë në grup të vlefshme për paraeliminatoret e Kampionatit Europian 2025, raundi i tretë. 

Kuqezinjtë në drejtimin e trajnerit Antonios Dukas do të sfidojnë në transfertë Rumaninë, takim që do të luhet në Pitesti, duke nisur nga ora 17:30.

Kjo është ndeshja e tretë e Kombëtares sonë në këtë fushatë paraeliminatoresh, e cila i ka humbur të dyja ndeshjet e mëparshme.

Kuqezinjtë e koshit u mundën fillimisht më 19 korrik në shtëpi nga Rumania me rezultatin 83- 87, ndërsa vetëm tri ditë më parë u thyen me rezultatin e thellë 86-63 në transfertë nga Sllovakia.

Ndërsa më 5 gusht në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, Shqipëria do të ulë siparin e takimeve në Grupin I, teksa do të presë Sllovakinë.

Shanset për një kualifikim të mundshëm në raundin tjetër nga Kombëtarja jonë janë thuajse zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat