Fetahu: Ky është një sukses i jashtëzakonshëm 

Basketboll

Fetahu: Ky është një sukses i jashtëzakonshëm 

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 23:19
Arben Fetahu

Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Heraklion i Greqisë. 

Për herë të parë dhe historike, Kosova, përkatësisht Prishtina do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030. 

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe komuniteti i basketbollit urojnë Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe njëkohësisht uron që këto Lojëra të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. 

“Kosova gjithmonë ka qenë organizatore e shkëlqyeshme e garave ndërkombëtare dhe besojmë fuqishëm se, kështu do të jetë edhe në këto Lojëra. 

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm në aspektin sportiv, por edhe ekonomik e financiar për shtetin e Kosovës dhe infrastrukturën e sportit të Kosovës.

Në këto Lojëra marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente. Lojërat Mesdhetare 2030, shënojnë edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive, që i bënë bashkë sportistët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.

Ato mbahen çdo katër vjet, ndërsa organizohen nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Lojërat Mesdhetare të vetmet të organizuara në rajonin e Ballkanit, janë ato në vitin 1979 në Split të Kroacisë”, ka thënë Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat