Serzh Ibaka drejt Evropës, gati firma me Bayern Munich

Basketboll

Serzh Ibaka drejt Evropës, gati firma me Bayern Munich

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 12:49
Serzh Ibaka

Basketbollisti i Miluokit, Serzh Ibaka vitin e ardhshëm do të jetë një lojtar i Bayern Munich, raportojnë mediet e huaja.

Sipas gazetarit të “RAC1”, 33-vjeçari ka vendosur që të largohet nga NBA pas plot 14 sezonesh.

Në sezonin e kaluar ai firmosi një kontratë prej veterani duke përfituar një sasi tejet të limituar sa i përket pagës vjetore.

Në sezonin e kaluar Ibaka luajti 16 ndeshje me “Bucks” ku mesatarisht shënoi 4.1 pikë për ndeshje dhe kontribuoi duke fituar 2.8 topa në tabelë.

Ibaka ka arritur që të shpallet kampion në NBA me ekipin e Torontos në 2019. Në karrierën e tij ai mesatarisht ka shënuar 12.0 pikë për ndeshje ndërkohë që ka fituar 7.1 topa në tabelë.

Ai ka qenë pjesë e 919 takimeve prej të cilave ka nisur nga fillimi plot 697. Ai ka qenë pjesë e skuadrave si Oklahoma, Orlando dhe Los Anxhelos “Clippers”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat