Bashkimi nënshkruan me ish - basketbollistin e Pejës

Basketboll

Bashkimi nënshkruan me ish - basketbollistin e Pejës

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:23
Isiah Umipig

Isiah Umipig është rikthyer sërish në Superligën e Kosovës.

Basketbollisti amerikan u zyrtarizua sot te KB Bashkimi.

Umipig në sezonin e kaluar ishte pjesë e Pejës. Ai te pejanët luajti për disa muaj, për të kaluar pastaj te Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut.

31-vjeçari luan në pozitën e organizatorit.

“Përgatituni, një forcë e re godet KB Bashkimin! Welcome Isiah Umipig!”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit prizrenas.

Isiah Umipig pritet të debutojë për Bashkimin të shtunën, në ndeshjen ndaj rivalit lokal, Proton Cable Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat