Harden: Nuk jam lojtar sistemi, unë jam sistem

Basketboll

Harden: Nuk jam lojtar sistemi, unë jam sistem

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:52
Harden

Për të shkuar në Los Anxhelos hoqi dorë nga 26 milionë dollarë, por gjithashtu edhe sepse ndihej “i lidhur” në sulmin e Dok Riversit. Xhejms Harden në konferencën për shtyp të dhënë si lojtar i ri i “Clippers” nuk është përmbajtur me deklaratat që dha.

“Kur them ‘i lidhur’, nuk dua të them vetëm kur hedh topin. I referohem lojës.

Unë jam një ‘poet’ në parket.

Dua të kem zë, dua që diksuh të ketë besim tek unë, të më kuptojë. Unë nuk jam një lojtar sistemi, unë jam një sistem”, shpjegoi Harden.

Më pas ai tregoi se për çfarë ka nevojë tani. “Më duhet që të kem dialog në parket, të ndryshojmë gjërat në lojë e sipër, vetëm kjo më intereson.

S’më duhet të bëj 30-40 kosha në mbrëmje dhe të iki në shtëpi pasi këtë e kam bërë më parë në karrierë”, shpjegoi “MVP”-ja i 2018-ës.

Më tej ai shpjegoi se debutimi me “Clippers” ishte shumë pranë. Të hënën mbrëma tifozët e “Mjekrës” do të kenë mundësi ta shikojnë në aksion për herë të parë me ngjyrat e ekipit tjetër të Los Anxhelosit.

Në këtë aspekt Harden është i motivuar pasu u përgjigj me fjalën “gjithçka” reporterëve, të cilët e pyetën nëse i kishte mbetur ende diçka për të treguar në NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat