Mbërrin amerikani i dytë te Vllaznia

Basketboll

Mbërrin amerikani i dytë te Vllaznia

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 16:25
Endrel Mckyron - djathtas

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka afruar një tjetër lojtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas Craig Sabb, tashmë me kuqeblutë është bashkuar edhe Endrel Mckyron, i cili është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Damian Bekteshi. 25-vjeçari, 192 cm, i cili aktivizohet në pozicionet 1 dhe 2 ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Vllaznisë.

“Këtu në Shkodër kam gjetur menjëherë një mikpritje të veçantë. Vllazninë e kam ndjekur në katër ndeshjet e para të sezonit dhe kam krijuar një përshtypje për lojën e skuadrës.

Vllaznia është një ekip i mirë, ka potencial shumë, dhe mendoj se mund të arrijmë rezultate pozitive. Gjithashtu më vjen mirë që te Vllaznia gjej edhe një tjetër basketbollist nga SHBAja.

Jam gati të luaj që në ndeshjen e radhës dhe i premtoj tifozërisë që do të jap më të mirën time në parket për t’i sjellë skuadrës sa më shumë fitore”, deklaroi basketbollisti amerikan, i cili pritet të debutojë të shtunën në ndeshjen kundër Flamurtarit, takim që do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në orën 18:00. Endrel Mckyron vjen nga eksperienca në kampionatet e kolegjeve në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat