Tirana, fituese e Superkupës së Shqipërisë

Basketboll

Tirana, fituese e Superkupës së Shqipërisë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 22:33
Tirana

Basketbollin shqiptar ka dhënë të enjten në mbrëmje trofeun e dytë sezonal, pasi Tirana ka mposhtur Teutën në finale me rezultatin 101-80 dhe ka fituar Superkupën.

Teuta, që vinte në këtë turne si fituese e Kupës së Shqipërisë, nuk arriti të përfitojë nga faktori fushë, pasi Tirana, kampione në fuqi Shqipërisë, ishte ndjeshëm më superiore në fushë, duke e dominuar sfidën dhe fituar atë me meritë. Kjo është hera e 9-të për Tiranën që fiton këtë trofe, ndërkohë që durrsakët ishin fitues të këtij turneu në vitet e fundit.

Bardheblutë vijojnë ta thellojnë rekordin si ekipi më fitues i kësaj veprimtarie simbolike.

Skuadra e trajnerit Erkand Karaj bëri një paraqitje të mirë, duke treguar një lojë më të mirë kolektive. Për bardheblutë ky është trofeu i parë sezonal, ndërkohë që udhëheqin e Supreligën. Më herët, Besëlidhja ka fituar Kupën e Federatës.

Kryeqytetasit prishën gjithashtu edhe “mallkimin” e finaleve të Superkupës ndaj Teutës, duke marrë triumfin e parë ndaj bregdetarëve pas katër humbjeve radhazi që prej vitit 2018 e deri në edicionin e kaluar.

Një sukses më se i merituar nga bardheblutë, të cilët zhvilluan një lojë shumë të mirë, duke treguar rendiment të lartë në sulm, ndërsa edhe faza mbrojtëse funksionoi mjaft mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat