Behrami e Donjeta – laureatët e vitit, KBO Gollaku më i miri

Boksi

Behrami e Donjeta – laureatët e vitit, KBO Gollaku më i miri

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 16:34
Patrrot Behrami

Si shumë federata tjera sportive, edhe Federata e Boksit e Kosovës ka shpallur më të mirët për vitin 2018! Klubi i boksit Gollaku ua bëri 8 me 2 klubeve të tjera, duke i marrë çmimet kryesore! Patriot Behrami i KBO Gollakut u zgjodh boksieri më i mirë për vitin 2018, sikurse boksierja Donjeta Sadiku e KBO Gollakut.

Si Behrami po ashtu edhe Donjeta, treguan cilësi gjatë këtij viti dhe ishin shumë më të mirë se rivalët e tyre. Ndërkaq, epiteti i trajnerit më të mirë i takoi Besim Brahimit të KBO Gollakut, kurse gjyqtari më i mirë u shpall Latif Demolli, kurse punëtori sportiv Sylejman Voca dhe klubi më i mirë Gollaku. Ndërkaq, pas Patriot Behramit, ndër dhjetë boksierët më të mirë të seniorët janë: Diell Vranoci (Fighter), Besart Kurhasku (Sport Center), Ardit Delija (Fighter), Armend Neziraj (Sport Center), Flamur Sejfijaj (Peja), Venhar Haziraj (Gjakova), Besfort Merlaku (Fushë Kosova), Leotrim Rexhepi (Drita), Leon Merlaku (Fushë Kosova) dhe Çlirim Zekaj (Sport Center).

Po ashtu u shpallën më të mirët edhe te kategoritë e reja, boksieri i vitit për U-18  u shpall Besart Pireva i KB Gollakut, pasojnë: Shpejtim Bajoku (Gollaku), Artan Shaqiri (Gollaku), Jozef Rrasi (Gjakova), Dionis Gashi (Prishtina), Shpend Kiki (Kastrioti) dhe Leonit Kuqi (Peja). Boksieri i vitit për U-17 u zgjodh Erdonis Maliqi (Drita), ndër më të mirët janë Drilon Thaqi (Prizreni), Riad Konushevci (Gollaku), Sadik Bytyqi (Besa), Shpejtim Rrullani (Kosova Vushtrri) dhe Endrit Hoxha (Prizreni). Boksierë më i mirë për juniorë është Luar Aliu (Gollaku), pasojnë: Luan Demaj (Gollaku), Dionis Mexhuani (Fushë Kosova), Altin Shala (Diakonie Kosova - Mitrovicë), Gentrit Gashi (Trepça '89), Remzo Mustafic (Diakonie Kosova - Mitrovicë), Fatlind Tërnava (Fushë Kosova), Luan Morina (Drenasi) dhe Endi Surdulli (Drita). Te femrat, boksierët ndër më të mira janë: Anamaria Koni (Prizreni), Lirie Mazreku (Prizreni).

Boksieret më e mira - Kampionati Evropian  (shkollat) në Albena të Bullgarisë, janë: Fjolla Qunaj (Gollaku), Ajlina Ademaj (Gollaku) dhe Suela Canolli (Gollaku) dhe shpresat e boksit: Beg Bushati (Sport Center). Me mirënjohje për kontribut u nderuan: Sylejman Fana, Sefedin Braha, Nadir Shllaku, Fadil Syla, Zahir Shabani, Fuad Muhaxheri dhe Esat Krajkova. Me mirënjohje postmortum u nderuan: Sabri Ibrahimi, Sylejman Salihu, Daut Dauti dhe Rrahim Hasani. 

Boksierët më të mirë – seniorë

Patriot Behrami (Gollaku)

Diell Vranovci (Fighter)

Besart Kurhasku (Sport Center)

Ardit Delija (Fighter)

Armend Neziraj (Sport Center)

Flamur Sejfijaj (Peja)

Venhar Haziraj (Gjakova)

Besfort Merlaku (Fushë Kosova)

Leotrim Rexhepi (Drita)

Leon Merlaku (Fushë Kosova)

Çlirim Zekaj (Sport Center)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat