Wilder futet në botën e aktrimit, Lewis ka një këshillë për të

Boksi

Wilder futet në botën e aktrimit, Lewis ka një këshillë për të

Më: 11 janar 2019 Në ora: 00:21
Deontay Wilder dhe Lewis

Kampioni i WBC, Deontay Wilder duket se ka vendosur t’i futet botës së aktrimit.

Wilder ka bërë një postim në “Twitter” ku ka bërë të ditur se është duke xhiruar disa skena.

“Zoti më ka bekuar me një aftësi tjetër të cilën e bëj me shumë me shumë pasion dhe ajo është aktrimi. Vetëm prisni sa ta shihni kampionin nën drita. Kamera, aksion” ka shkruar amerikani.

Por, Lennox Lewis, ish kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda ka një këshillë për boksierin amerikan.

“Ki kujdes. Aktrimi nuk funksionon gjithmonë për kampionët. Më beso. E di” ka qenë reagimi i britanikut.

Wilder duket se është afër duelit revansh me Tyson Fury, i cili do t’ia kontestojë përsëri titullin e WBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat