Anthony Joshua ka ngacmuar keq Jarrell ‘Big Baby’ Millerin, pas konferencës së parë të tyre për shtyp.
Milleri do ta sfidojë Joshaun për titujt e tij të botës, në duelin që do të zhvillohet në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut më 1 qershor, shkruan Insporti
Konferenca e parë e tyre për shtyp, eskaloi kur Milleri shtyu Joshuan.
Por, Joshua pas këtij incidenti ka thënë se nuk është fare i merakosur për këtë duel, apo rreth deklaratave të Millerit.
“Nuk jam fare i merakosur, jetoj për këtë”, tha kampioni i botës i peshave të rënda.
“Le të fitojë më i miri. Ai ka kokë të madhe, trup të madh, është një objektiv i lehtë”, tha Joshua për Sky Sports.
“Milleri është një k**vë! Ai është një ish kikboksier, ai s’mund të bëjë asgjë! Pasi ta kem nokautuar, do të zhvendosem në Brooklyn”, ka thënë Joshua.
Kampioni i peshave të rënda në WBA, WBO dhe IBF, do të sfidohet nga amerikani Miller, 30-vjeçar, që nuk ka dueluar asnjëherë për ndonjë titull bote.