Vitet shkojnë, por edhe pamja e njeriut ndryshon. Por cili nuk e njeh nga gjeneratat e vjetra boksierin e viteve të 80-ta, të gjeneratës së artë të Prishtinës Skënder Hajdini, që boksoi së bashku me Xhevdet Pecin, Fatmir Makollin, Afrim Majancin, Abedin Likën, Sami Buzollin, Nysret Rexhepin etj.
Kur ishte boksier në vitet e 80-ta
Ai ka ndryshuar me pamje, nuk është më me flokë kaçurrela, por ndryshe ose ndryshimi është për 360 shkallë.
Një ndryshim i madh, por gjithsesi ka qenë prej boksierëve më të mirë që ka pasur Prishtina, klub që pesë herë kishte fituar titullin e kampionit dhe gjashtë herë ka qenë nënkampion i ish Jugosllavisë.