McGregor flet për herë të parë pas arrestimit

Boksi

McGregor flet për herë të parë pas arrestimit

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:30
McGregori

Vetëm rreth 24 orë pasi u arrestua në Miami, Conor McGregor e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për t’i falënderuar tifozët e tij. Ky është postimi i parë i irlandezit që nga arrestimi.

Policia e Miamit besohet se e ka arrestuar super yllin e UFC-së dje, pasi ai ia kishte gjuajtur një tifozit telefonin, në hotelin Fonatainebleau Miami Beach, transmeton Gazeta Express.

Vetëm disa orë pas këtij incidenti, McGregor e postoi një fotografi të tij në Instagram, ku ai shihet duke e veshur një bluzë me shkrimin: “Kur unë them se diçka do të ndodhë, ajo do të ndodhë. McGregor është kthyer”.

“Durimi në këtë botë është një vlerë në të cilën unë po vazhdoj të punoj për t’u përmirësuar. I dua shumë tifozët e mi. Faleminderit të gjithë”, shkruan McGregor mbi këtë fotografi.

Irlandezi kishte qenë duke u larguar nga dhoma e tij e hotelit rreth orës 5 pesë të mëngjesit, të hënën, kur një tifoz, i cili kishte qenë duke festuar në një klub nate, filloi të bënte fotografi. McGregor ia largoi telefonin nga duart dhe filloi ta shkelte atë, pasi e gjuajti në tokë.

McGregor, i cili besohet se kishte qenë duke festuar në klubin e natës LIV, i cili ndodhet brenda hoteli, pastaj e mori telefonin dhe u largua me të në duar, përkundër që e kishte dëmtuar.

Dëshmitë për këtë veprim të 30-vjeçarit, policia i ka siguruar përmes kamerave përreth dhe ai nuk u arrestua në vendin e ngjarjes, mirëpo në shtëpinë e tij në Miami. McGregor e kaloi natën në burg.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat