Bici kërkon fitore në revanshin e tij me Scandisio

Boksi

Bici kërkon fitore në revanshin e tij me Scandisio

Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:49
Bici kërkon fitore në revanshin e tij me Scandisio

Më 11 maj në Milano të Italisë do të zhvillohet ndeshje e madhe mes kampionit të dyfishtë të Evropës në MuayThai, Ervis Bici dhe italianit, Rafaele Scandisio. Kjo ndeshje do jetë interesante për shumë arsye, ku njëra prej tyre është se Bici para 1 viti është ndesh me këtë luftëtar ku edhe e mposhti, mirëpo ashtu nuk mendonte edhe presidenti i federatës i cili edhe pse gjyqtarët ia dhanë fitoren shqipes, e ndërron vendimin dhe triumfin ia jep Scanisios, moment ky i cili ishte shumë i vështirë edhe për publikun por edhe për Ervisin i cili ka një kohë që nuk pajtohet me këtë vendim dhe ai mezi ka pritur një vendim të tillë nga federata përkatëse që ti jepet revanshi ku edhe e ka pranuar menjëherë duelin. Kështu Bici për “ArenaRing” tha se ndihet shumë i gëzuar që më në fund federata i dha rastin e revanshit ku edhe do të tregoj se është bërë një gabim i madh dhe këtë do ta dëshmoi me fitore në Milano. “Çdo sportist i pëlqen te lavdëroj veten e tij, por unë jam sportist dhe po flasim për një luftë te fort. Kjo ndeshje është  e rëndësishme për mua dhe do stërvitem fort për te çuar ne vend nderin e shqiptarit. Do bej maksimumin ti nderoj gjithë shqiptaret e mi. Rroftë Shqipëria, rroftë Kosova”, tha Ervis Bici. Ndryshe, shqipja tani më ka filluar përgatitjet maksimale për këtë duel me kushëririn e tij Ermirian Bici dhe legjendën e MuayThai, Sak Kaponlek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat