Mayweather çfarë do të bëjë në të ardhmen

Boksi

Mayweather çfarë do të bëjë në të ardhmen

Më: 19 mars 2019 Në ora: 22:08
Floyd Mayweather

Boksieri amerikan Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij, deklaron se rikthimi në ring në një duel boksi profesionist mund të jetë me rrezik për të. Tashmë 41 vjeç, Mayweather mendon më shumë për sfida “show”, jashtë Amerikës, ku arkëton po aq shumë sa dikur. Duke folur për jetën e karrierën e tij, në një intervistë për “CNN Talk Asia”, boksieri amerikan tha: “E di që nuk jam i përkryer. Kam bërë gabime në jetën time, por vetëm Zoti mund të më gjykojë”.

Duke folur për karrierën dhe ofertat që i vijnë, Mayweather thotë: “Nuk ka rëndësi se sa parà bën, por se si i investon ato. E rëndësishme është që t’i bësh paratë të punojnë për ty”.

Duke folur për të ardhmen e tij në ring, ai shton: “Unë besoj tek vetja ime, në aftësitë e mia, besoj te talenti që kam. Dhe mbi të gjitha besoj tek puna jashtëzakonisht e fortë që bërj për t’u stërvitur. Kjo më ka ndihmuar gjithnjë në karrierën time, ndaj nuk dua ta shkatërroj këtë reputacion”. Mayweather 50 fitoret në karrierën e tij si profesionist i ka arritur në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat