‘Boksieri përbindësh’ - Bota Sot
‘Boksieri përbindësh’

Boksi

‘Boksieri përbindësh’

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:31
Pamje nga një meç Oleksandr Usyk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, 16 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, kampion i padiskutueshëm i botës në peshën “cruiserweight” (pesha deri 91 kg), do të debutojë në peshën e rëndë më 18 maj. Në Chicago, ai do të duelojë ndaj 38-vjeçarit francez Carlos Takam, 36 fitore, 5 humbje e 1 barazim. Boksieri ukrainas, që njihet si “boksieri përbindësh”, synon të jetë kampion i padiskutueshëm i botës edhe në këtë Divizion. Sfida mes Usyk dhe Takam pritet të zyrtarizohet ditën e hënë. Usyk ka vendosur të ngjitet në peshë dhe të kalojë në peshën e rëndë. Kjo sfidë do të zhvillohet në të njëjtën ditë me Wilder dhe Breazeale (në Showtime)”, u shprehën organizatorët e këtij dueli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...