Zbulohet se kur Wilder do të luftojë me Joshuan dhe Furyn

Boksi

Zbulohet se kur Wilder do të luftojë me Joshuan dhe Furyn

Më: 30 prill 2019 Në ora: 22:39
Deontay Wilder

Deontay Wilder planifikon të përballet me Tyson Furyn në fund të këtij viti, para se të ndeshet me Anthony Joshuan në vitin 2020.

Kështu ka deklaruar menaxheri i boksierit amerikan, Shelly Finkel.

Negociatat mes Wilder dhe Joshua për një meç vitin e kaluar dështuan, para ndeshjes së tij kundër Tyson Furyt në muajin dhjetor.

Një përballje tjetër mes Furyn pati dështuar, dhe Wilder është detyruar të aranzhojë një luftë me Dominic Breazeale, më 18 maj.

Pas kësaj lufte, Wilder pritet të ndeshet me Luis Ortiz dhe Adam Kownacki, për t’u bërë gati për Furyn, dhe në vitin 2020, do t’i vijë fundi pritjes së gjatë për një takim mes Joshua dhe Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat