Djali i Arkanit i kërkon luftë boksierit të Kosovës! Kjo është përgjigja e shqiptarit

Boksi

Djali i Arkanit i kërkon luftë boksierit të Kosovës! Kjo është përgjigja e shqiptarit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:47
Petrit Mazrekaj

Është fortë në qejf boksieri nga Kosova! Iu ka bërë zemra mal që boksieri Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit Arkan, i Zhelkos dhe i këngëtares famëkeqe serbe Cecës, i ka kërkuar luftë në ring. Boksieri Petrit Mazrekaj me prejardhje nga Kosova, që jeton e vepron në Austri, tha se do të del me shumë dëshirë kundër tij. 

Image

Velko Razhnjatoviq

“Djali i Arkanit me ka dërguar ofertë dhe e kam pranuar menjëherë, që të boksojë me të kah fundi i muajit gusht. Kësmet prej Zotit do të dal në ring, a ka gjë më të mirë si me t’u dhanë rastin e me rreh djalin e një kriminelit, siç ishte Arkani. 
Do të përgatitem mirë dhe do të jem në formë qind për qindtë”, tha Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot, i cili bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat