Gashi përgatitje për titull edhe me Denis Kabashiç

Boksi

Gashi përgatitje për titull edhe me Denis Kabashiç

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:30
Gashi përgatitje për titull edhe me Denis Kabashiç

Shtetasi i Kosovës që jeton dhe vepron në Gjermani, Kasim Gashi, po përgatitet me intensitet të lartë për ndeshjen e tij më të rëndësishme në karrierë, atë të titullit “Intercontinental Weltmeisterschaft GBU” që do ta zhvilloj më 14 shtator në Gjermani.

Image

Kundërshtari ende nuk dihet, mirëpo ky fakt për Gashin nuk ka shumë domethënie pasi ai thotë se do të përgatitjet maksimalisht për çdo emër.

Kështu, ai përveç përgatitjeve tekniko taktike dhe ato fizike, po zhvillon edhe sparingje me boksier të njohur, kurse ushtrimet e fundit kanë qenë me boksierin e “ArenaRing Management Promotion”, Denis Kabashiç, i cili poashtu do të paraqitet në spektaklin e Gashit.

Të dy boksierët pas sparingit janë shprehur të kënaqur me formën e tyre duke premtuar kështu edhe fitoret e radhës.

Ndryshe cekim se galla do të zhvillohet në Schwäbisch Gmünd, kurse nga tani kanë dal madje edhe tiketat në shitje ku mund ti rezervoni direkt tek Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat