Djali i Arkanit kërcënon Mazrekajn: Nëse mundem ta vras... - Bota Sot
Djali i Arkanit kërcënon Mazrekajn: Nëse mundem ta vras...

Boksi

Djali i Arkanit kërcënon Mazrekajn: Nëse mundem ta vras...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:51
Djali i Arkanit kërcënon Mazrekajn: Nëse mundem ta vras...

Boksieri serb, Velko Razhnjatoviq, ndryshe i biri i kriminelit Arkan (Velko), vazhdon të shes mend dhe i duket vetja se është shumë i fortë.   

I biri i kriminelit jep deklaratë nga distanca por në asnjë formë nuk ia mban që ta caktojë meçin jashtë Beogradit, si bie fjalë në ndonjë vend evropian.   

Meçi mes boksierit nga Kosova, Petrit Mazrekaj dhe atij serb, parashikohet të mbahet në fund të gushtit përkatësisht me 31 gusht. 

Ai në një mision televiziv serb jep deklaratë të çuditshme dhe majde kërcënuese. 

"Unë haptazi ju them se atë nuk e pëlqej aspak dhe do të shkoj nëse mundem ta vras ne ring. Kjo është e sigurtë. 

 Ai ka qenë i bezdisshëm për mua për një kohë të gjatë dhe unë nuk jam duke e shikuar atë më nga ana e sportit, unë duhet ta them këtë në televizion. Do të doja shumë ta pranoj atë ndeshje”, tha Razhnjatoviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...