Sot jemi me datën 6 gusht, ndërsa meçi mes boksierit të Republikës së Kosovës, Petrit Mazrekajt dhe atij të Serbisë, Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit Arkan (Zhelko), është planifikuar në ditën e fundit të muajit gusht, edhe ende nuk dihet se a do të zhvillohet apo jo, pasi që në Beograd ka pak ose fare shpresa që të mbahet, për shkak të pasigurisë së madhe nga ana e serbëve.
Mazrekaj motivohet nga Aziz Salihu, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Kos Anxhelos.
“Uroj unë Petrit Mazrekaj një ndeshje shumë të fortë dhe një fitore të sigurt. Me sportistin e shekullit, bacin Aziz, përshëndetje nga Shkupi”, tha Mazrekaj.
Azizi i thotë: “Mos me korit mua”.