McGregor grushton një plak në lokal

Boksi

McGregor grushton një plak në lokal

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 23:26
Sipas medieve britanike ky incident ka ndodhur më 6 prill të këtij viti

Ish-kampioni i UFC, Conor McGregor në një pub në Dublin, ka goditur me grushte një të moshuar, pasi ky i fundit ka refuzuar të pinte një “shot” me të.

Sipas medieve britanike ky incident ka ndodhur më 6 prill të këtij viti, por vetëm së fundmi video e tij është bërë publike.

Në videon e publikuar në media, shihet teksa futet në lokal dhe nis të shpërndajë gotat për të qerasur të gjithë me nga uiskin “Proper Twelve” të cilin e prodhon kompania në pronësi të tij.

Por pasi i moshuari e refuzon dy herë ofertën e tij, McGregor e godet me grusht në fytyrë, duke i lënë të shtangur të pranishmit e tjerë.

Edhe më befasues reagimi i burrit, që mendohet të jetë në të 60-at, i cili nuk lëviz fare nga vendi ndërsa shoqëruesit e McGregor e nxjerrin jashtë lokalit. Incidenti mësohet se është raportuar në polici dhe hetimet mësohet se vazhdojnë ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat