Jakaj ndeshet me serbin në Austri

Boksi

Jakaj ndeshet me serbin në Austri

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 10:51
Jakaj ndeshet me serbin në Austri

Boksieri me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Austri, Bernardin Jakaj, do të ngjitet sërish në ring edhe atë më 21 shtator në Vijen, kurse kundërshtari i tij do jetë serbi me përvojë, Sllavolub Mitiq, I cili deri tani ka 20 ndeshje, ku prej tyre 10 fitore dhe 10 humbje.

Jakaj  “ArenaRing” thotë se ndihet mirë dhe se do të jep maksimumin për triumfin e radhës.

“Përgatitjet po shkojnë sipas plan programit të stafit tim dhe kanë mbetur vetëm edhe 3 javë deri tek ndeshja ime, që kësaj radhe do ta kem më një serb i cili ka përvojën e nevojshme sepse ka 20 ndeshje në boksin profesionist.

Mirëpo kjo mua aspak nuk më intereson sepse do të futem në ring për të shënuar fitoren e 8 në karrierën time. Besoj se do të kem mbështetjen e duhur edhe nga fansat e mi”, tha Jakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat